Botë

Orban viziton SHBA-në, republikanët e mirëpresin

Viktor Orban ne SHBA
Foto: AP
 

Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban, është mirëpritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga konservatorët në javën kur është kritikuar fort në Evropë për qëndrimet e tij kundër refugjatëve, raporton agjencia AP.

Ai mori pjesë në një tubim në Dallas, në një prej takimeve më të mëdha të konservatorëve amerikanë, duke nxitur shqetësime se republikanët po përkrahin autokratin evropian të kritikuar për minimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e pushtetit të tij në Hungari.