1 perditesime
Botë

Pelosi largohet nga Tajvani mes zemërimit të Kinës

Pelosi largohet nga Tajvani mes zemërimit të Kinës
Foto: AP
14:13

Pelosi largohet nga Tajvani mes zemërimit të Kinës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani pas një vizite të shkurtër por të diskutueshme.

Pelosi, politikania më e lartë amerikane që e ka vizituar Tajvanin në 25 vjet - u largua të mërkurën pas takimit me liderët në kryeqytetin Taipei, raportoi BBC të mërkurën.

Por vizita e saj, si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik, ndezi zemërim në Pekin pasi ajo injoroi paralajmërimet e tij për të mos udhëtuar në ishull.

Tajvani është i vetëqeverisur - por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, tha se "ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen".

"Shtetet e Bashkuara po shkelin sovranitetin e Kinës nën maskën e të ashtuquajturës demokraci," shtoi ai.

Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Pelosi është e dyta në radhë pas presidencës amerikane, pas zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

07:45

Pelosi: Ne nuk do ta braktisim Tajvanin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i ka siguruar tajvanezët se SHBA-ja nuk do t’i braktisë.

Gjatë qëndrimit të saj në Tajvan të martën, Pelsoi ka thënë se solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar, dhe se kjo është arsyeja pse po qëndron atje.

"Sot delegacioni ynë, për të cilin jam shumë krenar, erdhi në Tajvan për të bërë të qartë se ne nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme. Tani, më shumë se kurrë, solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar. Dhe ky është mesazhi që ne po sjellim këtu sot”, ka thënë Pelosi në pallatin presidencial të Tajvanit.

Vizita e kryedemokrates amerikane në Tajvan ka qenë arsye e rritjes së tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit.

Kina ka këmbëngulur që Pelosi nuk duhet ta vizitojë Tajvanin pasi do të kishte "ndikim skandaloz në politikë", ndërsa SHBA-ja ka thënë se Kina nuk duhet të përshkallëzojë situatën.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për "pasoja të rënda" nëse Pelosi e viziton atë.