Botë

Maqedonia e Veriut dhuron tanke T-72A për ushtrinë ukrainase

Maqedonia e Veriut ka vendosur t'i dhurojë tanket e saj Ukrainës, gjë që është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi të premten, transmeton Plusinfo.

Videot që janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihet transporti i tankeve janë autentike.

Maqedonia zotëron 30 tanke T-72A, nga të cilat të paktën tetë janë në rrugën e tyre për në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se bëhet fjalë për tanke që janë pjesë e një batalioni tankesh që së shpejti do të shpërbëhet.