Botë

Prifti mban meshën në det me rroba banje, nisin hetimet

Një prift që mbajti një meshë në det duke përdorur një dyshek të fryrë si altar, po hetohet nga autoritetet italiane, shkroi të mërkurën The Guardian.

Prifti Mattia Bernasconi, 36 vjeç, nga dioqeza e Milanos, tha se planifikoi ta mbante meshën e së dielës mes pemëve buzë plazhit në Crotone, pasi kishte ndihmuar në një kamp veror njëjavor me nxënësit e shkollave të mesme.

Megjithatë, pasi dështoi të gjente hije nga i nxehti, Bernasconi tha se një familje i ofroi ta përdorte dyshekun e fryrë prej gome dhe prifti e mori në ujë, duke kryer shërbimin me të gjithë – përfshirë veten – në rroba banje.

Pasi fotografitë u bënë virale, dioqeza katolike bëri thirrje për “etikë dhe respekt liturgjik”.

Prokurori i qytetit tha se prifti po hetohet për “ofendim ndaj rrëfimit fetar”.

Bernasconi kërkoi falje për çdo ofendim, duke thënë se sjellja e tij ndoshta ishte e pamatur dhe se nuk do ta përsëriste kurrë.