Botë

Vizita e Pelosit në Tajvan alarmon Ushtrinë amerikane

Udhëtimi po konsiderohet në një kohë, kur Kina ka përshkallëzuar ato që, SHBA dhe aleatët e saj në Paqësor i përshkruajnë si konfrontime të rrezikshme kokë më kokë me ushtritë e tjera për të pohuar pretendimet e saj gjithëpërfshirëse territoriale
 

Zyrtarët i thanë “Associated Pressit” se nëse Pelosi shkon në Tajvan - ende e pasigurt - ushtria do ta rrisë lëvizjen e forcave dhe aseteve në rajonin Indo-Paqësor. Ata nuk pranuan të japin detaje, por thanë se avionët luftarakë, anijet, mjetet e mbikëqyrjes dhe sistemet e tjera ushtarake, ka të ngjarë të përdoren për të siguruar unaza të mbivendosura të mbrojtjes për fluturimin e saj në Tajvan dhe në çdo kohë në terren atje

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë pak frikë se Kina do ta sulmojë avionin e Nancy Pelosit, nëse ajo fluturon për në Tajvan. Por, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të hynte në një nga pikat më të nxehta të botës, ku një gabim ose keqkuptim mund ta rrezikonte sigurinë e saj. Pra, Pentagoni po zhvillon plane për çdo rast.

Zyrtarët i thanë “Associated Pressit” se nëse Pelosi shkon në Tajvan - ende e pasigurt - ushtria do ta rrisë lëvizjen e forcave dhe aseteve në rajonin Indo-Paqësor. Ata nuk pranuan të japin detaje, por thanë se avionët luftarakë, anijet, mjetet e mbikëqyrjes dhe sistemet e tjera ushtarake ka të ngjarë të përdoren për të siguruar unaza të mbivendosura të mbrojtjes për fluturimin e saj në Tajvan dhe në çdo kohë në terren atje.