Botë

Gjykata turke mbështet daljen nga traktati që mbron gratë

erdogan, turqia
Foto: AP
 

Një gjykatë e lartë në Turqi vendosi të martën se vendimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan për ta tërhequr vendin nga traktati kyç evropian për mbrojtjen e grave nga dhuna ishte i ligjshëm, duke refuzuar peticionet që kërkonin anulimin e tij.

Erdogani e tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit e Këshillit të Evropës vitin e kaluar, duke shkaktuar reagime nga grupet e të drejtave të grave dhe shtetet perëndimore. Konventa u nënshkrua në Stamboll më 2011, raportoi AP-ja.