Botë

Parashikimi hipotetik i motit për vitin 2050 do të ndodhë javën e ardhshme

Dy vjet më parë, meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar bënë një eksperiment interesant: Si do të jenë parashikimet e motit në vitin 2050?

Kriza klimatike po shtyn motin në ekstrem në të gjithë botën, dhe temperaturat në disa zona kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve. Meteorologët në Britani shikuan modelet klimatike në verën e 2020-s për ta parë se çfarë temperaturash do të parashikonin në tri dekada, raportoi CNN të shtunën.

Zyra e Meteorologjisë tha se nuk ishte parashikim i saktë por se jepte shembuj për motin e mundshëm bazuar në projeksionet klimatike.

Por, të hënën dhe të martën, “e mundshmja” do të bëhet realitet – 28 vjet më herët.

Temperaturat parashikohen të rriten për 10-15 gradë më ngrohtë se normalja javën e ardhshme në Britani. Ato mund të arrijnë 40 gradë celsius për herë të parë – një parashikim që shtyu meteorologët të vendosin alarm të kuq për të nxehtin për herë të parë ndonjëherë.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani ka qenë 38.7 gradë celsius më 2019.