Zelanda e Re është renditur si vendi i dytë më i keq në botë për të shkuar si migrant, sipas një statistike.
Organizata e rrjeteve të migrantëve InterNations anketoi rreth 12,000 të anketuar nga 177 kombësi të ndryshme, që jetojnë në 181 vende. Të anketuarit u pyetën se si funksionuan në shtëpitë e tyre të reja në bazë të faktorëve duke përfshirë cilësinë e jetës, koston e jetesës, sigurinë, perspektivën financiare, burokracinë dhe lehtësinë e përshtatjes, raportoi të enjten The Guardian.
Në renditje të 52 shteteve, Zelanda e Re u rendit e 51-ta. I fundit u rendit Kuvajti.
Australia u rendit e nënta – personat që shkuan atje u përgjigjën të kënaqur për ekonominë, u ndjenë se u kompensuan drejt për punën që kryenin.
Renditja e keqe e Zelandës së Re mund të duket befasuese. Gjatë pandemisë, disa nga qytetet e saj u renditën si vendet më të mira për të jetuar dhe lëvizja në Zelandën e Re u bë një dëshirë për amerikanët e pakënaqur me gjendjen politike të tyre.
Të dhënat që e nxorën Zelandën e Re si vend të keq për të jetuar për migrantët iu atribuoheshin kostos së lartë të jetesës.
Meksiko është renditur i pari në statistika për shkak të financave personale dhe lehtësisë për t’u ambientuar. Top pesëshja përfshinte Indonezinë, Tajvanin, Portugalinë dhe Spanjën.
© KOHA.