Botë

Rusia ka intensifikuar sulmin në rajonin e Donetskut

Forcat ruse shënjestruan Bakhmutin dhe Kramatorskun në rajonin e Donetskut gjatë natës, duke kryer sulme ajrore dhe një fushatë intensive të granatimeve, ka thënë ushtria ukrainase të mërkurën.

“Në drejtim të Kramatorskut, armiku nuk kreu operacioni aktive, por kreu bombardime nga artileria dhe mortajat në zonat e vendbanimeve Tetianvika, Mykolaivka, Kryva Luka, Siversk, Serebrianka dhe Spirne”, ka thënë shtabi i përgjithshëm ukrainas, duke shtuar se një sulm ajror u krye pranë Verkiniohamianske, shkruan CNN-i të mërkurën.

Sipas administratës ushtarake të rajonit të Donetskut, ndërtesat e banimit dhe infrastruktura publike u goditen. Raportet e para sugjerojnë se nuk ka viktima, por autoritetet thanë se janë duke e vlerësuar ende situatën.

Disa rrethe u granatuan gjithashtu në zonën Bakhmut, tha Shtabi i Përgjithshëm duke shtuar se u kryen edhe sulme ajrore dhe raketore.

“Armiku kreu sulme raketore dhe ajrore në Toretsk dhe Rayske dhe sulme ajrore pranë Berrestove”, tha ai.