Rusia ka komentuar lajmin se kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqjen si kreu i partisë Konservatore, por do të shtyjë të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë, shkruan The Guardian.
Në konferencën e tij të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se raportet se Johnsoni së shpejti do të jepte dorëheqjen nuk shqetësonin Kremlinin.
“Ne dëshirojmë të shpresojmë që një ditë në Britaninë e Madhe do të vijnë në pushtet më shumë njerëz profesionistë që mund të marrin vendime përmes dialogut. Por për momentin ka pak shpresë për këtë. Johnson me të vërtetë nuk na pëlqen dhe ndjenja ishte e ndërsjellë”, ka thënë ai.