Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se artileria e Perëndimit dhënë Ukrainës më në fund po fillon të ketë ndikim ndaj forcave ruse. Ndërkohë, një zyrtar rus ka paralajmëruar SHBA-në kundër ndëshkimit të veprimeve ruse në Ukrainë, duke thënë se rrezikon ta zemërojë Zotin.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se mendon se ishte ide “e çmendur” të “krijohen tribunale ose gjykata për hetime të veprimeve të Rusisë” në Ukrainë, raportoi CNBC të enjten.
“Ideja e ndëshkimit të një shteti që ka një nga potencialet më të mëdha bërthamore është absurde në vete. Potencialisht paraqet edhe kërcënim për ekzistencën e njerëzimit”.
Ai tha se SHBA-ja po shkakton kaos rreth botës duke e kritikuar atë për vrasje të amerikanëve, sulme bërthamore mbi Japoni dhe marrjen pjesë në luftëra në Irak, Siri dhe Afganistan.
Në fund të mesazhit të tij, Medvedev iu referua Biblës duke thënë se nëse SHBA-ja gjykon Rusinë mund të përballet me zemërimin e Zotit.
“SHBA-ja duhet të kujtojë fjalët e shkruara në Bibël: ‘Mos gjykoni, që të mos gjykoheni; ashtu që një ditë dita e zemërimit të Tij nuk do të vijë në shtëpinë e tyre, sepse kush mund të qëndrojë?” tha Medvedev.