Farmacistët mund të t’ua shesin pacientëve pilulën për COVID-19, njoftoi të mërkurën Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së, një politikë e re që synon të zgjerojë përdorimin e ilaçit Paxlovid të Pfizerit, raportoi AP-ja.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se farmacistët mund të fillojnë të kontrollojnë pacientët për të parë nëse ata kualifikohen për Paxlovid dhe më pas të shesin ilaçin, i cili është treguar se frenon efektet më të këqija të COVID-19. Më parë vetëm mjekët mund të përshkruanin ilaçin antiviral.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi vjen pasi rastet me COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten përsëri.
Zyrtarët e administratës Biden kanë shprehur zhgënjimin se si qindra amerikanë vazhdojnë të vdesin nga COVID-19 çdo ditë, pavarësisht nga disponueshmëria e vaksinave dhe trajtimeve.
“Meqë Paxlovidi duhet të merret brenda pesë dite pasi të fillojnë simptomat, licencimi i farmacistëve për ta përshkruar Paxlovidin mund ta zgjerojë qasjen për trajtim në kohë”, tha drejtoresha për barna në administratë, Patrizia Cavazzoni.