Botë

12 anëtarë të një grupi fetar arrestohen për vdekjen e një 8-vjeçareje në Australi

12 pjesëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një 8-vjeçareje nga Australia, raportoi BBC të martën.

Elizabeth Struhs vdiq më 7 janar në një shtëpi pasi iu refuzua t’i jepej insulina për gati një javë që i nevojitej për shkak se ishte me diabet.

Më herët, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe dështim të ofrimit të nevojave për jetë.

Policia tani ka thënë se do të padisin edhe 12 persona të tjerë të moshave mes 19 dhe 64 për vdekjen e vajzës.

Grupi ishte në dijeni të përkeqësimit të gjendjes mjekësore të vajzës, por se nuk kërkuan ndihmë.

Prindërit e saj janë anëtarë të një grupi të vogël fetar.

Policia dyshon se çifti dhe të tjerët u lutën për shërimin e vajzës teksa ajo u sëmurë keq.

Autoritetet nuk u lajmëruan tek një ditë pas vdekjes.

Detektivi Garry Watts tha se policia ishte befasuar nga ajo çfarë kishte parë.

“Në 40 vjet në polici, asnjëherë nuk jam përballur me një gjë të tillë”, tha ai.