Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lysychansku bie në duart e rusëve

Ushtria ukrainase e konfirmoi se qyteti lindor i Lysychanskut ka rënë në duart e forcave ruse, shkruan BBC-ja të dielën.

“Pas luftimeve të rënda për Lysychansk, forcat mbrojtëse të Ukrainës u detyruan të tërhiqen nga pozicionet dhe linjat e tyre të okupuara”, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa orë më parë, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se forcat e tij “e kishin kapur Lysychanskun dhe kishin marrë kontrollin e plotë të rajonit”.

Pjesa e mbetur e trupave ukrainase u tërhoqën, derisa komanda ukrainase njoftoi se rusët kishin përparësi në këtë betejë me artileri.

Para pushtimit, kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov, publikoi pamje ku shiheshin luftëtarët çeçenë në qendër të qytetit. Më të perëndim të Lysychanskut, qyteti u vu nën granatime të rënda, e të paktën gjashtë persona u vranë.