Marina ruse raportohet se ka hedhur në erë një nga anijet e saj në Detin e Zi pranë qytetit jugor të okupuar të Mariupolit, shkruan Sky News të shtunën.
Sipas raportimeve në Telegram, një mjet u shkatërrua kur goditi një minë detare ruse.
Mësohet se ekuipazhi i flotës së Detit të Zi D-106 i mbijetoi incidentit.
"Afër Mariupolit, një mjet zbarkues i Flotës së Detit të Zi D-106 shpërtheu në një minë", ka thënë një llogari në media sociale e lidhur me Moskën.