Botë

Koreja Veriore thotë se Covid-19 u përhap me “gjëra jashtëtokësorësh”

Koreja Veriore është arsyetuar se përhapja e madhe e koronavirusit ka nisur kur qytetarët e saj prekën “gjëra jashtëtokësorësh” që kanë rënë në afërsi të kufirit me Korenë e Jugut. Verikoreanëve u është bërë thirrje që të jenë vigjilentë ndaj objekteve që kanë rënë në territorin e shtetit nga Koreja Jugore.

Për vite të tëra aktivistët jugkoreanë kanë nisur balona me ndihma humanitare për verikoreanët. Seuli ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që Covid-19 të mund të ketë kaluar kufirin me balonat e ndihmave humanitare.

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, dy persona janë infektuar me Covid-19 pasi kanë rënë në kontakt me materiale të paidentifikuara afër kufirit me Korenë e Jugut.

Një 18-vjeçar dhe një pesëvjeçar janë testuar pozitivë në fillim të muajit prill pasi gjetën disa objekte të paidentifikuara. Shkaku i këtyre rasteve, sipas Koresë së Veriut, virusi ka nisur të përhapet me shpejtësi.

Si rezultat i një hetimi, verikoreanët janë urdhëruar që të raportojnë menjëherë për gjësendet jashtëtokësore që mund t’i hasin përgjatë kufijve.