Shkon në 19 numri i të vdekurve nga sulmi rus në Odesa

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga sulmi rus në Odesa
Të paktën 19 persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë, pasi sulmet me raketa ruse goditën një bllok apartamentesh dhe një qendër rekreative në rajonin e Odesës të Ukrainës, kanë thënë shërbimet e urgjencës.
Shërbimi i emergjencës shtetërore, DSNS, tha se një raketë goditi një ndërtesë nëntë-katëshe në fshatin Serhiyivka, ndërsa pati një goditje të veçantë në qendrën rekreative të fshatit, raportoi BBC të premten.
DSNS-ja më herët tha se 16 vetë u vranë në sulmin në bllokun e apartamenteve, dhe dy persona, duke përfshirë një fëmijë, në sulmin në qendrën rekreative.
Ndërkohë, të paktën 30 persona janë plagosur.
Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në qytetet e Ukrainës në ditët e fundit.
Rusia bombardon qytetin e Odesës, të paktën 17 civilë të vrarë
Shërbimet e urgjencës ukrainase bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.
"Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 17," tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.
Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.
Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, tha ministria në Twitter.
Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi, duke lehtësuar potencialisht kërcënimin ndaj qytetit port të Ukrainës, Odesës. Por forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhansutk.
Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit.
Oleksii Hromov më herët tha se numri i sulmeve me raketa ruse në Ukrainë ishte dyfishuar në dy javët e fundit dhe se Moska po përdorte raketa me saktësi të ulët të epokës sovjetike n më shumë se gjysmën e sulmeve.
Rusia përdori një raketë të epokës sovjetike Kh-22 në sulmin në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremençuk të hënën, ku u vranë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve ukrainase.
Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët./rel

Bie Qeveria e Dritan Abazoviqit

Sulm në një hotel në kryeqendër të Somalisë

Ambasadori amerikan ia tregon vendin Kinës

Space X lanson 53 satelitë tjerë Starlink në hapësirë

Rusia ia ndal Evropës gazin përsëri

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë, dy të lënduar

SHBA-ja ofron ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vlera 775 milionë dollarë

Zjarrfikësit në Spanjë e Itali i luftojnë zjarret
Dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i bandës “Beatles” të IS-it

SHBA-ja e shqetësuar për sulmet e Izraelit ndaj OJQ-ve palestineze

Lindja e Mesme mund të bëhet shumë e nxehtë për të jetuar deri në fund të shekullit
