Botë

Pse u tërhoqën rusët nga Ishulli i Gjarpërinjve apo kush i shtyu

 

“Forcat ruse u tërhoqën nga Ishulli i Gjarpërinjve në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi si shenjë e vullnetit të mirë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Dhe sipas Rusisë, "shenja e vullnetit të mirë" u referohet përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për të organizuar një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina.

E vetmja gjë që Ministria e Mbrojtjes ruse nuk e përmendi është fakti se ata forcat e saj u detyruan ta bëjnë këtë pas donacionit amerikan të raketave me shumë tyta M142 apo Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS).