Botë

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Sirinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të mërkurën se shteti i tij ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Sirinë.

Vendimi u mor pas lëvizjes së Damaskut zyrtar që t’i njohë zyrtarisht si të pavarura dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, raportoi Sky Neës.

Siria është shteti i parë që i njohu pos Rusisë.

Zelensky e ka përshkruar lëvizjen si një “histori e pavlerë”.