Botë

Arrestohet një 16-vjeçar në Londër nën dyshime për terrorizëm

Policia britanike ne aeroportin Stanstead ne Londer
 

Një djalë 16-vjeçar është arrestuar nën dyshime për terrorizëm, raporton BBC. Ai është ndaluar në aeroportin Stansted në Londër, derisa po priste të hipte në aeroplan.

Akuzat janë të lidhura me ideologjinë ekstremiste islamike, është njoftuar nga Policia e Londrës.