Një djalë që ishte zhdukur për më tepër se një javë në Gjermani, është gjetur gjallë në një kanalizim, raporton BBC.
Joe 8-vjeçar, ishte zhdukur nga oborri i familjes në Oldenburg më 17 qershor, ndërsa Policia nisi një kërkim masiv.
Ai është gjetur më në fund të shtunën në mëngjes, kur një kalimtar dëgjoi zhurmën nga kanalizimi.
Policia e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kidnapimi, duke thënë se dyshohet se 8-vjeçari ka zbritur vetë në kanalizim në ditën kur është zhdukur.
Pasi që zjarrfikësit e nxorrën djaloshin nga vendi ku kishte qëndruar – që ishte rreth 300 metra larg shtëpisë – ai u dërgua në spital ndërsa vuante nga hipotermia, por nuk kishte lëndime të mëdha.
Policia njoftoi për lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.
Edhe
Babai në Francë e mban të mbyllur djalin 9 vjeç në një furgon, që nga 2024-ta
“Tetëvjeçari Joe është gjallë! Faleminderit publikut për informatat, ne ishim në gjendje të gjenim Joen në një sistem kanalizimi. Gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe menjëherë u dërgua në spital dhe është në duar të sigurta”, ka thënë shefi i Policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme.
Babai i Joet ka thënë se tetëvjeçari është në gjendje të mirë duke marrë parasysh rrethanat.
-
Gjermani, kosovari 14-vjeçar zgjohet nga koma pas disa muajsh
-
Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua
-
Dy të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Scholzi viziton zonat e prekura
-
Gjendet pas 27 vjetësh, ngjarja tronditëse e burrit që u rrëmbye nga fqinji