Botë

Ushtarët amerikanë rrezikojnë të lirohen nga detyra sepse refuzojnë vaksinën anti-COVID

ushtria, shba, trupa, forca, nato
 

Deri në 40,000 ushtarë të Gardës Kombëtare Ushtarake në SHBA - ose rreth 13% e forcës - nuk e kanë marrë ende vaksinën për COVID-19 dhe me afrimin e afatit të dhënë si obligim për vaksinimin, të paktën 14,000 prej tyre kanë refuzuar kategorikisht dhe mund të përjashtohen nga shërbimi, raportoi AP të shtunën.

Ushtarët kanë kohë deri të enjten për ta marrë vaksinën. Sipas të dhënave të marra nga Associated Press, midis 20% deri në 30% e ushtarëve të Gardës në gjashtë shtete nuk janë të vaksinuar dhe as më shumë se 10% në 43 shtete të tjera.