Një amerikane shtatzënë që pësoi një abort jo të plotë gjatë pushimeve në Maltë, po trajtohet të premten në një spital në ishullin spanjoll të Mallorcas sepse ligji maltez ndalon abortin, raportoi AP.
Jay Weeldreyer tha për Associated Press se mjekët në Spitalin Son Espases në Palma de Mallorca po përgatisnin partneren e tij, Andrea Prudente, për një procedurë për të hequr fetusin, sepse ajo ishte në rrezik të një infeksioni kërcënues për jetën.
Një fluturim evakuimi mjekësor e transportoi çiftin nga Malta në Mallorca të enjten vonë.
Prudente përjetoi gjakderdhje të rëndë më 12 qershor.
Spitali i Maltës ku ajo u trajtua e monitoroi me kujdes për ndonjë shenjë infeksioni, por nuk mundi të kryente operacionin për të përfunduar abortin.
Malta është i vetmi vend anëtar i Bashkimit Evropian që i nxjerr jashtë ligjit abortet për çfarëdo arsye.
Çifti nga Washingtoni mbërriti në Maltë më 5 qershor për pushim. Një javë pas udhëtimit, Prudentes filloi t’i rridhte gjak derisa ishte 16 javë shtatzënë në atë kohë.
Nën ligjet spanjolle, abortimi lejohet nëse kërkohet në javën e 14-të të shtatzënisë dhe deri në 22 javë kur jeta e gruas është në rrezik.