Botë

Shkon në 1150 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në 1150 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan
Foto: AP
 

Autoritetet talibane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona.

Abdul Wahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1150 persona nga 1000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.