Botë

Nis Samiti i BE-së, Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë pritet t’u jepet statusi kandidat

Foto: Kryeministri holandez, Mark Rutte / AP
 

Samiti i Bashkimit Evropian për të diskutuar nëse do t’i jepet statusi kandidat Ukrainës, ka filluar të enjten pasdite në Bruksel, njoftoi CNN-i.

27 udhëheqësit e BE-së kanë nisur mbledhjen e do të takohen sërish të premten, për të diskutuar aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.