Botë

Zbulohen pas 18 muajsh trupat e dy të moshuarve në shtëpinë e tyre në Irlandë

Zbulohen pas 18 muajsh trupat e dy të moshuarve në shtëpinë e tyre në Irlandë

Policia në Irlandë po heton shkakun e vdekjes së dy pensionistëve britanikë, trupat e të cilëve mbetën të pazbuluar në shtëpitë e tyre për rreth 18 muaj, derisa u gjetën këtë javë, raportoi The Guardian të mërkurën.

Çifti jetonte në një qytet të largët të quajtur Rossane.

Policia e bëri zbulimin të hënën, pasi fqinjët shprehën shqetësimin për çiftin, i cili nuk ishte parë që nga fundi i vitit 2020.

Burri ishte në një dhomë gjumi dhe gruaja në dhomën e ndenjes. Nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë në shtëpi.

Policia është në pritje të rezultateve të toksikologjisë dhe analizave të tjera. Ka spekulime se ata mund të kenë vdekur nga COVID-19 ose helmimi me monoksid karboni.

Çifti kishte punuar nëpër anije në Australi. Burri ishte kapiten përpara se të pensionohej në Irlandë dhe të transferohej në Rossane rreth një dekadë më parë. Ata nuk besohet të kenë pasur fëmijë.

“Ata ishin gjithmonë të sjellshëm dhe miqësorë, të përshëndesnin nëse i shihje në rrugë, por ata e bënë të qartë që në fillim se nuk donin të ftoheshin për çaj. Ata ishin shumë privatë”, ka thënë një fqinj.

Datat e skadimit në ambalazhin e qumështit sugjeron se ata vdiqën në nëntor ose dhjetor të vitit 2020.