Kuba ka dënuar 381 persona për pjesëmarrje në protesta të rralla antiqeveritare verën e kaluar, derisa disa persona janë dënuar deri më 25 vjet burgim.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se 297 persona kanë marrë dënime me burgim për rebelim, çrregullim publik, sulm dhe grabitje.
Në vend të kësaj, disa personave iu dha mundësia për të kryer shërbimin komunitar, shkruan BBC-ja.
Mijëra kubanë morën pjesë në demonstratat në të gjithë ishullin e drejtuar nga komunistët, duke thirrur për “liri”.
Protestat më të mëdha në dekadwn e fundit, erdhën në mes të një krize të rëndë ekonomike me protestuesit që shprehen zemërimin për rritjen e çmimeve dhe mungesën e ushqimit e ilaçeve.
Tubimet publike të paautorizuara janë të paligjshme në Kubë dhe më shumë se 1000 njerëz janë arrestuar. Imazhet në mediat sociale treguan se forcat e sigurisë kishin arrestuar, rrahur dhe spërkatur me sprej piperi disa prej protestuesve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.