Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka anuluar vizitën dyditore në Beograd, pasi Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi, ia mbyllën hapësirën ajrore.
Siç raportoi Reuters të dielën, autoritetet ruse nuk kanë dhënë komente për vendimin e anulimit, e as për bllokimin e hapësirës ajrore.
Serbia deri më tani nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus, pas agresionit në Ukrainë.
Ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, e ai serb, Aleksandar Vuçiq, u morën vesh që Rusia të vazhdojë që ta furnizojë Serbinë me gaz natyror.