Botë

Stuhi breshri në Francë, vdes një grua

Një grua vdiq e të paktën 14 u lënduan për shkak të stuhisë së breshrit në Francë, raportoi “Euronews” të dielën.

Sipas autoriteteve lokale, në Paris u dogjën disa çati shtëpish, e u shkatërruan shumë të mbjella. Gruaja e mbytur u gjet nën një makinë në qytetin Rouen, derisa rrethanat e vdekjes ende janë të paqarta.

Banorët e Francës jugperëndimore publikuan fotografi të breshrit që kishte madhësinë e topave të tenisit. Probleme pati edhe në aeroporte, ku u anuluan dhjetëra fluturime.“Për herë të parë në 20 vjet, 65 departamente kanë qenë njëkohësisht nën një këshill, nën stuhi të forta.

Aktualisht 15 mijë banorë janë pa energji elektrike”, njoftoi ministri i Brendshëm i Francës, Gerland Darmanin.

Rrufeja thuhet se e goditi edhe kullën e Eifelit. Stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm nisën të shtunën.