Botë

Tre të vdekur pas të shtënave në parkingun e një kishe në Iowa

Një burrë dyshohet se ka vrarë dy gra në parkingun e një kishe në Iowa të Amerikës të enjten, e më pas ka qëlluar edhe veten me armë, raportoi të premten Reuters.

Të shtënat e armë ndodhën pas fjalimit të presidentit Joe Biden, për përdorimin e armëve që javëve të fundit përfunduan duke shënuar viktima në Buffalo, Nju Jork, Uvalde, Teksas, Tusla e Oklahoma të Shteteve të Bashkuara.

Kur njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur tre të vdekur, por nuk kanë dhënë detaje mbi lidhjet që këta persona kanë pasur mes vete.

Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë u plagosën të enjten nga të shtënat derisa po merrnin pjesë në një varrim në Wisconsin.

Bideni ka kërkuar nga Kongresi që të ndalojë armët që mund të përdoren për të shtëna masive dhe të rrisë moshën e njerëzve që mund të blejnë armë.

Ai ka shtuar se nëse Kongresi nuk mund t'i nxjerrë jashtë ligjit armët e tilla, do t’i duhet të kërkojë të rrisë moshën për t'i blerë ato nga 18 në 21.