Dy ushtarëve rusë janë dënuar me nga 11 vjet e gjysmë burgim për krime të luftës, nga një gjykatë në qytetin ukrainas Kotelva.
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov e kanë pranuar fajësinë për akuzat ndaj tyre. Të dy ishin anëtarë të një njësie ushtarake, e cila ndër të tjera ka bombarduar një shkollë në Kharkivin verilindor, raportoi BBC-ja të martën.
Ushtarët, të cilët më vonë u kapën nga ushtria ukrainase, e kanë dëgjuar verdiktin e gjykatës nga një kuti xhami.
Avokatët e tyre kanë argumentuar se ushtarët vetëm sa i kanë përmbushur urdhrat dhe se ishin të obliguar të kryenin krime, mirëpo gjykata i ka hedhur poshtë këto argumente.
Gjykimi ndaj këtyre dy ushtarëve shënon procesin e dytë gjyqësor që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës. Procesi i parë është mbajtur ndaj ushtarit 21-vjeçar, Vadim Shishimnarin, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili ukrainas.