Botë

Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Kharkiv

Descriptive Text

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të rrallë jashtë kryeqendrës së Ukrainës, Kievit.

Sipas njoftimit të Presidencës së Ukrainës, Zelensky, ka vizituar pozicionet e vijës së frontit në rajonin e Kharkivit.

“Dua të ju falënderojë secilin nga ju për shërbimin e juaj. Po e rrezikoni jetën tuaj për gjithë ne dhe shtetin tonë”, u tha Zelensky ushtarëve ukrainas.

Në rajonin e Kharkivit është zhvilluar luftë e ashpër që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.