Forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën rreth qytetit Severodonetsk në lindje të Ukrainës, raporton BBC.
Lufta në Ukrainë veçanërisht është ashpërsuar në lindje, në rajonin Donbas.
Ekspertët ushtarakë thonë se nuk ka shumë ndonjë fitim Rusia nga pushtimi i qytetit Severodonetsk. Por qëllimi i saj është të shpallë një fitore në luftë, pasi është qyteti i vetëm i madh ukrainas që nuk ka rënë nën kontrollin rus në rajonin Luhansk.
Nuk është e qartë nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta ndalë pushtimin e Ukrainës pasi ta marrë nën kontroll gjithë rajonin e Donbasit.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
