Botë

Ekspertët u bëjnë thirrje OBSH-së dhe qeverive për vendime më të ashpra kundër lisë së majmunëve

Lija e majmuneve
 

Disa ekspertë të shquar të sëmundjeve infektive po bëjnë presion për veprime më të shpejta nga autoritetet globale të shëndetit për të frenuar një shpërthim në rritje të lisë së majmunëve që është përhapur në të paktën 20 vende, raportoi të shtunën Reuters.

Ata po argumentojnë se qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duhet të përsërisin gabimet e hershme të pandemisë COVID-19 që vonuan zbulimin e rasteve, duke ndihmuar në përhapjen e virusit.