Një anije ka hyrë në portin ukrainas të Mariupolit për herë të parë që kur Rusia përfundoi kapjen e qytetit, për të ngarkuar metal dhe për ta dërguar atë në lindje të Rusisë, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve TASS.
Këtë veprim Kievi po e cilëson si plaçkitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i portit tha për TASS se anija do të ngarkonte 2.700 ton metal përpara se të udhëtonte 160 km në lindje drejt qytetit rus të Rostov-on-Don të hënën.
Zëdhënësi nuk tha se ku ishte prodhuar metali që po transportohej.
Avokati ukrainas i Popullit, Lyudmyla Denisova, tha se dërgesa përbënte grabitje nga Rusia.
“Plaçkitja në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së grurit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupoli”, ka shkruar Denisova në Telegram.
Prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë “Metinvest” tha të premten se ishte i shqetësuar se Rusia mund të përdorë disa anije të bllokuara në Mariupol për të "vjedhur dhe kontrabanduar produkte metalurgjike" që i përkasin grupit. Ai akuzoi Rusinë për pirateri.