Botë

Policia kanadeze qëllon për vdekje një burrë që mbante armë pranë tri shkollave

 

Policia e Torontos ka qëlluar për vdekje një burrë që u pa duke mbajtur një armë zjarri pranë tri shkollave në zonën Scarborough të enjten, bëri të ditur policia kandeze.

Oficerët iu përgjigjën raporteve se një burrë po mbante armë zjarri dhe pas reagimit "kishte një ndërveprim" midis oficerëve dhe burrit, sipas Njësisë së Hetimeve Speciale në provincën kanadeze të Ontarios. Në një moment gjatë ndërveprimit, dy oficerë qëlluan mbi të dyshuarin, duke e goditur atë të paktën një herë. I dyshuari është konstatuar i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton CNN.