Botë

Metroja e Kharkivit do të përdoret sërish si strehë, disa ditë pas rihapjes

Të paktën katër persona janë vrarë nga bombardimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë kryesisht i paprekur nga forcat ruse në javët e fundit.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, ka thënë se zyrtarët do të caktojnë zona të veçanta në sistemin e metrosë, ku banorët mund të qëndrojnë derisa të ndalojnë granatimet, duke shtuar se metroja nuk do të ndalet më.

Metroja e Kharkivit, me 30 stacione, rifilloi shërbimet e saj të martën, pasi u përdor si strehë për të shmangur bombat për tre muaj, që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan BBC-ja të enjten.

Terekohov u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në vende të sigurta si bodrume, strehimore dhe stacione metroje.