Botë

Blinken: Mbështetja e Kinës për Putinin duhet të ngrejë kambanat e alarmit

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi Kinën për mbrojtjen e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë, duke thënë se kjo "duhet të ngrejë kambanat e alarmit për të gjithë ata që e quajnë rajonin Indo-Paqësor si shtëpi".

“Edhe pse Rusia po mobilizohej qartë për të pushtuar Ukrainën, presidenti Xi dhe presidenti Putin deklaruan se miqësia midis vendeve të tyre ishte 'pa kufij'", tha Blinken në një fjalim mbi politikën e administratës së Bidenit ndaj Kinës në universitetin “George Washington”, njoftoi CNN të enjten.