Botë

Smith: NATO-ja e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, në një intervistë për REL ka thënë se aleanca veri-atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Foto: AP
 
Smith po ashtu ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.