Botë

Raporti zbulon ndejat e natës të Boris Johnsonit, dehjet e stafit dhe abuzimin e pastruesve

Raporti zbulon ndejat e natës të Boris Johnsonit, dehjet e stafit dhe abuzimin e pastruesve
Foto: CNN
 

Festime që vazhduan deri në orët e hershme të mëngjesit. Staf i dehur dhe përleshje me njëri-tjetrin. Muret e Kryeministrisë të lyera me verë të kuqe. Dhe një festë e paligjshme ditëlindjeje për kryeministrin e Britanisë, e kompletuar me gjashtë pako birrë dhe dhjetëra sandviçë.

Kjo ishte skena e qeverisë së Boris Johnsonit gjatë izolimit për shkak të COVID-19, derisa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar e kishte të ndaluar të takonte miqtë dhe familjarët, shkroi të mërkurën CNN-i, sipas një hetimi për festat gjatë pandemisë.