Botë

Sulmi në Teksas, fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje

Sulmi në Teksas, fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje

Sulmuesi i cili qëlloi për vdekje 19 fëmijë në një shkollë në Teksas, mësohet se kishte bllokuar nxënësit kur kishte hyrë në klasë dhe më pas kishte filluar t’i qëllonte.

Chris Olivarez, zëdhënës i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, ka dhënë detaje në CBS News të mërkurën.

Pasi qëlloi gjyshen e tij, sulmuesi shkoi në shkollë dhe tentoi të futej aty. Ai u përball me rezistencë nga forcat e rendit dhe të sigurisë kur deshi të futej, por ia doli të futej në një klasë të katërt, ku pasi bllokoi derën, filloi të qëllojë.

Olivarez e përshkroi ngjarjen tmerruese kur forcat e sigurisë mund ta dëgjonin të armatosurin duke qëlluar brenda klasës, por “nuk kishte asnjë mënyrë që të hynin”.

“Në atë moment, qëllimi primar ishte të evakuoheshin sa më shumë fëmijë”, tha ai.

Ai përshkroi se si derisa dëgjoheshin të shtënat, mësimdhënësit në klasa po thyenin dritaret për t’i ndihmuar nxënësit e tyre të iknin.