Botë

Zelensky për vrasjet në Teksas: E tmerrshme të ketë viktima në kohë paqeje

Descriptive Text

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e fëmijëve që janë vrarë në shkollën fillore në Uvalde të Teksasit, të martën.

"Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe anëtarët e familjes së fëmijëve që u vranë në të shtënat e tmerrshme në Teksas”, ka thënë Zelensky, përmes një video-konference të mbajtur të mërkurën për forumin e Davosit, raportoi CNN-i.

Për 21 personat e vrarë, ku përfshihen 19 fëmijë, Zelensky ka thënë se “është e tmerrshme të ketë viktima të të shtënave në kohë paqeje”.

19 fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën.

Një 18-vjeçar ka shtënë në shkollën fillore “Robb” në qytetin e Uvaldes, para se të vritej nga forcat policore.