Botë

Kryeministrja e Suedisë thotë se nuk financojnë organizata terroriste

Suedia nuk po financon apo armatos organizatat terroriste, ka thënë kryeministrja Magdalena Andersson, në përgjigje të pretendimeve turke se ajo po strehon organizata terroriste.

Turqia po kundërshton ofertat e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i akuzuar dy shtetet për strehimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup që Turqia e sheh si organizatë terroriste, dhe pasuesve të Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht-shtetin e vitit 2016, shkruan BBC.

“Ne nuk po u dërgojmë para organizatave terroriste, natyrisht, as ndonjë armë”, ka thënë Andersson në një konferencë shtypi në Stokoholm

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës po takojnë sot zyrtarët turq për të diskutuar aplikimet e tyre për t'u anëtarësuar në NATO.

Ata kanë nevojë për mbështetjen e 30 anëtarëve të NATO-s, por Turqia deri më tani ka kundërshtuar ofertat e tyre.