Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Punëve të Brendshme në Sarajevë ka marrë njoftime se në shumë shkolla janë vendosur bomba, shkruan AA.
"Policia e Sarajevës në mëngjes mori disa raportime për bomba të vendosura në disa shkolla në kantonin e Sarajevës dhe në këtë drejtim po ndërmerren masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të policisë, për të kontrolluar këto institucione shkollore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Mirza Haxhiabdiç, për AA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke theksuar se për rastet është njoftuar edhe Prokuroria e Sarajevës, Haxhiabdiç ka thënë se më shumë informata do të dihen pas përfundimit të ekzaminimit të policisë.
Kërcënimet mbërritën përmes postës elektronike ndërsa fëmijët u kthyen në shtëpi.
Në vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovës, ka pasur vazhdimisht raportime për kërcënime me bombë.