Botë

76 persona të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Tunizi

Descriptive Text

76 persona u zhdukën pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt jashtë Tunizisë të mërkurën, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracion, pasi shifrat e personave që rrezikojnë kalimin në këtë mënyrë drejt Evropës po rriten.

IOM tha se 24 persona ishin shpëtuar nga anija e cila ishte nisur nga plazhet e Zawaras në Libi dhe u fundos në brigjet e Sfaxit, shkruan Reuters.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të frekuencës së tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

Qindra mijëra njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut vitet e fundit.