Të paktën 13 ukrainas janë vrarë gjatë bombardimeve ruse në Luhansk, ka bërë të ditur të premten guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai.
Në një postim në Telegram, Gaidai tha se dymbëdhjetë njerëz u vranë në qytetin e Severodonestk, ndërsa një tjetër u vra në një komunitet tjetër, njofton Sky News.
Ai shtoi se, në Severodonestk, sulmi rus ka qenë "i pasuksesshëm" dhe forcat janë "tërhequr".