Botë

Kim Jong-un lufton pandeminë me çaj dhe ilaçe popullore

Pa furnizim me vaksina kundër COVID-10, Koreja e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të luftojnë përhapjen e pandemisë me çaj dhe ilaçe popullore
 

Që kur e pranoi se shteti po përballet me përhapjen e pandemisë, Koreja Veriore mezi ka luftuar krizën shëndetësore të përkeqësuar nga paniku i virusit, të cilin nuk e lejoi të hynte në valët e para

Në një vizitë të vonë mbrëmë në një barnatore, Kim Jong-unn i maskuar vajtoi transportin e ngadalshëm të barnave. Ndaras, togerët e liderit të Koresë Veriore kanë futur në karantinë qindra e mijëra të dyshuar me COVID-19 dhe i kanë detyruar pacientët dhe njerëzit me simptoma të lehta të marrin çaj me gjethe shelgu ose me mjaltë.

Ani pse Koreja e Veriut e ka cilësuar si përpjekje për të ndalur përhapjen e pandemisë, frika e njerëzve është e pashmangshme, kanë thënë njerëz që kanë ikur në Korenë e Jugut. Shumë ekspertë shqetësohen se përhapja mund të përkeqësohet për shkak se verikoreanët jetojnë në varfëri dhe janë të pavaksinuar. Përveç këtyre problemeve, ata nuk kanë kujdes të mjaftueshëm spitalor dhe mezi kanë siguruar ilaçet më të thjeshta.