Botë

Përmbytet anija italiane që u nis drejt Shqipërisë, pesë të vdekur

Një anije italiane që po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë është përmbytur gjatë natës në detin Adriatik duke lënë të vdekur pesë marinarë – katër italianë dhe një tunizian, kanë njoftuar autoritetet italiane të enjten.

Sipas Rojës Bregdetare, trupat e katër marinarëve janë gjetur, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për trupin e pestë, shkruan AP-ja.

Kapiteni ka mbijetuar nga përmbytja.

Kërkimet janë komplikuar për shkak të erërave të forta.

Trupat janë transportuar në portin e Barit.

Anija kishte alarmuar autoritetet të enjten gjatë natës se po përmbytej rreth 50 milje larg Barit, pas nisjes nga porti i Anconas drejt Durrësit.

Një anije kroate që ishte në zonën e afërt ndihmoi të shpëtonte kapitenin.

Nuk dihet çka çoi në përmbytjen e anijes.