Shërbimi meteorologjik kombëtar i Gjermanisë paralajmëroi të enjten se perëndimi i vendit mund të përballet me stuhi të forta duke filluar më vonë gjatë ditës dhe të premten, me mundësi për tornado, raportoi AP.
Shërbimi parashikoi reshje të dendura dhe breshër në perëndim dhe veriperëndim të Gjermanisë, me disa zona që do të përballen me erëra të forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, një stuhi që do të lëvizë drejt lindjes nga Franca fqinje mund të rezultojë në reshje “ekstreme” në rajonet qendrore. Autoritetet janë në gatishmëri pasi përmbytjet vdekjeprurëse goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës në korrik të vitit të kaluar.
Meteorologët thanë se ka një rrezik që të krijohen edhe tornado.
Gjermania, ashtu si shumë shtete evropiane, ka përjetuar pranverë më të ngrohtë dhe më të thatë se që ka ndodhur zakonisht në vitet paraprake, me pak reshje dhe shumë rreze dielli.