Botë

Mariupoli, si ishte dhe si e kanë shkatërruar rusët [FOTO + VIDEO]

Pasojat e pushtimit rus të Ukrainës ndihen kudo, por në asnjë vend më shumë se në Mariupol.

Ky qytet port, që para luftës, më 24 shkurt 2022, kishte rreth 400 mijë banorë, sot është kthyer në qytet fantazmë.

Bazuar në videot e fotot që vijnë nga ky qytet, thuajse asgjë nuk i ka pushtuar agresionit rus.

Qyteti u bombardua për javë të tëra para se trupat ruse të futeshin në të. Tashmë i gjithë qyteti është në duart e rusëve pos fabrikës së çelikut Azovstal, ku janë bllokuar disa qindra ushtarë dhe civilë ukrainas.

Sipas të dhënave nga qyteti, rreth 90 për qind e objekteve në Mariupol janë shkatërruat pak ose tërësisht. Më shumë se 200 mijë banorë u larguan nga qyteti.

“Shumë banorë punonin për kompani që ishin të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me aktivitetet portuale, duke eksportuar hekur, çelik, drithë dhe makineri në mbarë botën”, shkruan Deutsche Welle.

Sot, fabrika e hekurit Azovstal, ku shumë banorë të Mariupolit punonin para pushtimit rus, është bërë një simbol i rezistencës ukrainase dhe do të duhet shumë më tepër kohë për të ringjallur portin e Mariupolit.

{gallery}